Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman më në fund e ka thyer heshtjen në lidhje me Lionel Messin i cili së fundit vendosi të mos largohet nga Camp Nou.
Sulmuesi nga Argjentina ishte i vendosur të largohej nga “Camp Nou” dhe kishte dërguar kërkesë te klubi që kjo edhe t’i lejohej.
Megjithatë, Messi në fund e ndryshoi mendjen dhe vendosi të mbetet në Barcelonë dhe ky veprim i tij e ka lënë të kënaqur holandezin Koeman.
“Është fantastike, çdokush e di që ai është lojtari më i mirë në botë, prandaj ta kesh atë në skuadër është diçka speciale”, tha Koeman për faqen zyrtare të klubit.
“Për ne është esenciale që ta kemi Leon në formën më të mirë. Kualitetet e tij nuk diskutohen fare dhe të gjithë te Barcelona janë të lumtur me qëndrimin e tij.”
Top Channel