
Një person është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi kërkohej nga autoritetet italiane.
Gjergj Mirashi ka rënë në prangat e forcave blu pasi ishte i dënuar në Itali për veprat penale “ Grup të strukturuar kriminal”, “ Shfrytëzim prostitucioni” dhe për shkelje të ligjit mbi drogën.
40 vjeçari nga Lezha ishte i dënuar nga Gjykata e Venecias me 11 vite e 8 muaj burg për kryerjen veprave penale në fushën e narkotikëve.
Arrestimi i tij provizor u bë me qëllim për ekstradimin në Itali.
Mirashi ishte i dënuar për disa vepra penale dhe kryente dënimin në Burgun e Reçit në Shkodër por është liruar nga gjykata ditën e premte ndërsa liria i ka zgjatur shumë pak pasi u arrestua nga forcat blu me kërkesë të Interpol-it italian.
Top Channel