Atletika vazhdon të prodhojë element të rëndësishëm të së ardhmes dhe këtë gjë e konfirmoi edhe kampionati Ballkanit U20 që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë.
Të paktën dy sportistët shqiptarë, Heldi Valika në kërcim së gjati dhe Redua Dauti në garën e 3000m me pengesa u shpallën kampion duke marrë medalje të artë.
Kërcyesi nga Shkodra arriti të kërcejë në distancën e 7 .63m, një cm më pak se rekordi kombëtarë që mbahet ende prej presidentit të kësaj federate Gjergj Ruli. Paraqitja e atletit shkodran ka qenë befasuese dhe e një niveli të lartë konkurrues jo vetëm brenda vendit por edhe ndërkombëtare.
Ndërkohë edhe në garën e 3000m me pengesa sportistja Dauti ka befasua me rezultatin e saj.
E drejtuar edhe ajo nga trajneri Taulant Stërmasi duket se po bëhet gati për një konkurencë të fortë me Luiza Gegën duke qenë se janë në të njëjtën kategori, ashtu si edhe Valika po lëshon sinjale të forta konkurrence me kampionin tjetër të Ballkanit, gjithashtu nga Shkodra, Izmir Smajli.
Pasditen e sotme të dy sportistët si Valikaj dhe Duait do të kenë një tjetër paraqitje në këtë kampionat ballkanik, i cili vetëm emrin ka të tillë pasi marrin pjesë 21 shtete.
Top Channel