Çorrushi i braktisur/ Në fshat kanë mbetur vetëm të moshuarit

13/09/2020 20:06

Çorrushi, një nga fshatrat më të njohur të bashkisë Mallakastër, ështe braktisur masivisht gjatë 10 viteve të fundit.

I njohur edhe si vendlindja e ish kryeministrit Mehmet Shehu gjatë diktaturës, aktualisht në të jetojnë vetëm mosha e tretë, pasi të rinjtë janë larguar në emigracion ose drejt zonave urbane.

Shkak është bërë mungesa e investimeve në infrastrukturë dhë në sektorin e bujqësisë. Sipas banorëve të fshatit, ata janë lënë në harrëse për shkak të largësisë pasi ndodhet në kufi me Tepelenën. I vetmi investim është ujësjellësi i ndërtuar 5 vite më parë.

Nëse 10 vite më pare, ky fshat numëronte 1300 banorë, sot kanë mbetur vetëm 250. Dhjetra shtëpi janë të braktisura ndërsa rruget e fshatit janë të boshatisura. Shumë punë të vështira i bëjnë të moshuarit.

Kjo banore tregon se tre djemtë janë emigrantë në Amerikë, Gjermani dhe Greqi
Banorët e mbetur të Çorrushit shpresojnë në rikthimin e shpejtë të të larguarve, pasi problem kryesor, rruga drejt fshatit te tyre, ka nisur të rikonstruktohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA