Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në rreth 29 milion. Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me më shumë infeksione, më tepër se 6.4 milion raste.
India ia ka kaluar Brazilit, duke zënë vendin e dytë me 4.7 milion. Infeksionet në shtetin më të madh të Indisë, Maharashtra, që përfshin kryeqytetin financiar të vendit, Mumbai, arritën në 1 milion, duke frenuar përpjekjet e vendit për të ringjallur ekonominë. Brazili ka 4.3 milion raste.
Një artikull në revistën New England Journal of Medicine arrin në përfundimin se përdorimi i maskës nga të gjithë “mund të ndihmojë në zvogëlimin e fuqisë së sëmundjes dhe të bëjë që një pjesë më e madhe e infektimeve të reja të jenë pa simptoma”.
Nëse ky përfundim është i saktë, thuhet në artikull, përdorimi i maskës mund të shërbejë si një formë vaksinimi “që do të sillte imunitet dhe në këtë mënyrë do të ngadalësonte përhapjen e virusit”, ndërkohë që bota është në pritje të një vaksine.
Top Channel