Varur në 828 metra, punëtorët nepalezë pastrojnë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai
Një dëshmitar okular ka thënë për Reuters tha se të paktën 100,000 protestues ishin në qendër të Minskut.
Një numër i madh i oficerëve të policisë dhe ushtarëve janë vendosur në qendër të Minskut, dhe shumë prej tyre po bllokojnë Sheshin e Pavarësisë dhe rrugët e hyrjes në të.
Skena të ngjashme u panë pranë Pallatit të Republikës, një ndërtesë kryesore e qeverisë.
Rrugët anësore janë gjithashtu plot me policë dhe ushtarë. Protestat po zhvillohen në Bjellorusi për pesë javë tani për rezultatet e diskutueshme të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u fituan nga Lukashenko me më shumë se 80 për qind të votave.
Ai ka qeverisur vendin për një çerek shekulli dhe shpesh quhet diktatori i fundit evropian.
Grupi i të drejtave të njeriut Viasna deklaron se ka shumë gra mes të arrestuarve dhe se dhuna policore u raportua gjatë arrestimit.
Protestuesit vendosën gratë në ballë të turmës për të qenë fytyra e demonstratave me shpresën se autoritetet do të tregoheshin më pak brutal ndaj tyre.
Top Channel