Kukës- Drejtonte mjetin pa leje drejtimi, pasi i ishte pezulluar, dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, vihet në pranga 28-vjeçari.
Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. L., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Kukësit, duke drejtuar automjetin tip “Jaguar”, është ndaluar nga Policia Rrugore dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se shtetasit I.L. i ishte pezulluar leja e drejtimit deri në janar 2021 dhe ai vazhdonte ta drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Shtetasi I. L., gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Top Channel