Luftimet e Forcave Demokratike Siriane mbështetur nga një koalicion ndërkombëtar, me marrjen e Baghouz në Siri më 23 Mars 2019, shënuan rënien e Shtetit Islamik të cilit iu bashkuan edhe luftëtarë shqiptarë.

Ky zhvillim nuk i dha fund përfshirjes së shqiptarëve në formacione të tjera ushtarake në Siri. Njw video e publikuar në Twitter tregon një luftëtar shqiptarë në qytetin Idlib.

Eksperti Ardian Shtuni i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se bëhet fjalë për një grupim të armatosur të quajtur Xhemati Alban pjesë e organizatës terroriste Hay’at Tahrir al-Sham. Xhemati Alban drejtohet nga Abdul Jashari i lindur në Shkup.

“Nëse je duke folur pë ata që kanë shkuar të luftojnë me shtetin islamik je duke folur vetëm për një pjesë të atyre pjesën më të madhe por pjesa tjetër ka shkuar dhe ka luftuar për formacione të tjera ushtarake sic është njëra prej tyre është Hay’at Tahrir al-Sham aktualisht e cila është e afilejuar me ose ka qene deri vonë me Al Kaedën. Ata janë aktiv në zonën e Idlibit dhe është një komponent luftarak shqiptarë, që vazhdon të jetë aktiv. Ky komponet që është aktiv ka një strukturë komanduese shqiptare dhe ka qenë aktive që në vitin 2012 dhe ka filluar aktivitetin. Përbëhet kryesisht nga shqiptarët po vazhdon të ketë edhe element të huaj qoftë nga Ballkani qoftë nga Lindja e Mesme” tha Ardian Shtuni i cili shpjegon detyrat e Xhemati Alban për llogari të Hay’at Tahrir al-Sham.

“Janë aktiv të përgatitur në aspektin teknik dhe strategjik. Sidomos në komunikimin mediatik janë shumë aktiv. Janë të ndarë kryesisht në këto dy grupe. Kanë një nëngrup operariv që merret ne mina-hedhje tjetri është grupi snajperistave” tha ai.

Muhamed Veliu: Sa është numri tyre?

Adrian Shtuni: Numri lëviz pasi po flasim për zhvillime luftarake aktive. Do të jenë midis 20 dhe 30. Duhet folur vetëm për luftëtarët. Nëse numërohen gratë, fëmijët dhe të tjerët numri mund të jetë më I madh. Lideri i grupit është mjaft i integruar në struktureat e Hay’at Tahrir al-Sham. Ka qenë edhe këshillues I lartë i komanduesit emirit të Hay’at Tahrir al-Sham që është Abu Mohammed al-Golani.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA