Pas skandaleve seksuale brenda ambjenteve të institucioneve arsimore, kryefjala e ministres së arsimit Besa Shahini ishte shtimi i psikologëve ne shkolla që ato të shndërrohen në hapësirë të sigurtë për fëmijët.
Mirëpo viti i ri shkollor do të nis me të njëjtin numër punonjësish të shërbimit psikosocial, edhe pse prania e tyre është edhe më e domosdoshme me rregullat anticovid qe nxënësit duhet të përshtaten me rikthimin në shkollë.
Valbona Treska: Rreth 340 punonjës të shërbimit psiko social, psikolog dhe punonjës social kanë përfunduar vitin e kaluar shkollor dhe po me këtë shifër fillojmë e këtë vit. Një psikolog vazhdon operon për 1200-2000 nxënës.
Edhe vetë psikologët janë interesuar pranë zyrave vendore arsimore se kur do mund të testohen për t’u punësuar dhe përgjigja nuk ka pasur një datë konkrete. “Shpallja e procedurave të konkurrimit në profesionin e psikologut dhe të punonjësit social do të bëhen nëpërmjet njoftimit në faqet tona zyrtare” shkruhet në emailin që Drejtoria e përgjithshme e arsimit i ka dërguar psikologes. Edhe urdhri i psikologut është në pritje të njoftimeve të Ministrisë.
Valbona Treska: Në qershor të këtij viti doli një urdhër i ministres së arsimit për dyfishimin dhe punësimin e psikologëve të rinj në shkolla. Neve kemi vijuar menjëherë me ngritjen e grupeve te punës dhe presim nga dita në ditë që të bëhet njoftimi nga ministria e arsimit për rekrutimin e këtyre punonjësve të rinj.
Top Channel