
28/02 08:49
Skuadra e Arsenalit e ka nisur sezonin e ri me një fitore bindëse prej 0-3 kundër Fulhamit.
Ishte sulmues francez Alexandre Lacazette ai që shënoi golin e parë në minutën e 8’ dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, “Topçinjtë” realizuan edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 49’ Gabriel dyfishoi epërsinë, para se Pierre-Emerick Aubameyang të vendoste rezultatin final 0-3 në minutën e 57’.
Top Channel