Zhvendosja e ambasadës në Jeruzalem/ Serbia: S’kemi firmosur gjë!

11/09/2020 16:37

Pika 16-të e marrëveshje që Serbia firmosi në Washington, parashikonte zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem, lëvizje kjo që do ta bënte të parin vend europian i cili zgjedh të hedh një hap te tille tejet të diskutueshëm e që ngjalli reagimin e menjëhershëm të Bashkimit Europian.

Por Suzana Vasiljević, këshilltarja për mediat e presidentit Aleksandar Vucic i tha televizionit TV Prva se zhvendosja e misionit të saj diplomatik nga Tel Avivi në Jeruzalemin, nuk është caktuar përfundimisht. “Lëvizja e ambasadës nuk është vendimi final. Hapat e ardhshëm do të diskutohen, dhe gjithçka do të varet pas kësaj nga hapat e Izraelit. Deri tani, as kemi pranuar dhe as kemi firmosur gjë”, deklaroi Vasiljevic.

Ndërkohë, bazuar në pikën 16 të marrëveshjes që tashmë është në dispozicion të publikut, Beogradi është zotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem brenda muajit shtator dhe të zhvendosë ambasadën e tij nga Tel Aviv në Jeruzalem deri në korrik 2021. Sipas të njëjtës pikë të Marrëveshjes së nënshkruar dhe nga Avdullah Hoti, Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord për njohjen reciproke. Shumë pas takimit në Washington, Brukseli e paralajmëroi si Serbinë, ashtu edhe Kosovën se vendimi për të zhvendosur ambasadat e tyre në Jeruzalem mund të dëmtojë perspektivën e anëtarësimit të tyre në BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA