Vaksina ruse antiCovid mund të testohet në Turqi për fazën finale

11/09/2020 13:52

Turqia po shqyrton një kërkesë nga Rusia për të kryer provat e fazës së tretë të vaksinës antiCovid të zhvilluar prej saj, tha të enjten (10 shtator), ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, duke shtuar se një vendim do të merret në javën e ardhshme.

Rusia njoftoi zhvillimin e vaksinës “Sputnik-V”, vaksina e parë antiCovid e regjistruar në botë, si provë e aftësisë së saj shkencore. Por, vendimi i Moskës për të dhënë miratimin për vaksinën e saj para se të përfundojë provat klinike, ka ngritur shqetësime në mesin e disa ekspertëve.

Duke folur para gazetarëve pasi zhvilloi bisedime me zyrtarë lokalë të shëndetit në Turqinë juglindore, Koca tha se faza III e punës tashmë kishte filluar për një vaksinë nga Kina, dhe shtoi se kërkesa ruse po vlerësohej.

Ne morëm një kërkesë në lidhje me provat e fazës së tretë për këtë vaksinë. Ne pamë që kjo dosje e aplikimit ishte e mjaftueshme, se përpjekjet para-klinike, si dhe puna e fazës I dhe II ishin përfunduar, ”tha Koca.

“Ekipi ynë shkencor për zhvillimin e vaksinave do të bëjë vlerësimin e tij mbi këtë çështje në ditët në vijim. Ne ndoshta mund të lejojmë që Faza III të punojë për vaksinën ruse javën e ardhshme, “tha ai, duke shtuar se 13 vaksina anti-covid janë duke u zhvilluar në Turqi, por vetëm në fazën e parë, shkruan Reuters.

Vaksina ruse Sputnik-V administrohet në dy doza, secila bazuar në një vektor të ndryshëm që normalisht shkakton ftohjen e zakonshme: adenoviruset njerëzore Ad5 dhe Ad26. Disa ekspertë kanë thënë që përdorimi i këtij mekanizmi shpërndarës mund ta bëjë një vaksinë COVID-19 më pak efektive.

Rusia ka thënë se pret të prodhojë midis 1.5 milionë dhe 2 milionë doza në muaj deri në fund të vitit, duke rritur gradualisht prodhimin në 6 milion doza në muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA