Pandemia e koronavirusit ka goditur vendet e varfra më rëndë se pjesën tjetër të globit duke rritur pabarazitë globale.

Sipas një sondazhi të BBC, me rreth 30 mijë persona, vende të ndryshme janë prekur në mënyra të ndryshme, gjashtë muaj pasi pandemia u konfirmua më 11 mars.

Pasojat financiare, janë një problem i rëndësishëm pasi izolimet kanë dëmtuar ekonomitë në të gjithë botën. Vendet më të varfra dhe të rinjtë thonë se ata po përballen me vështirësitë më të mëdha.

Një rënie në të ardhura është raportuar nga 69 për qind e të anketuarve në vendet e varfra në krahasim me 45 për qind në vendet e varfra.

Rezultatet po ashtu ndryshojnë në linja racore dhe gjinore me femrat që janë më të prekura nga burrat dhe njerëzit me ngjyrë që raportojnë nivele më të larta infektimi nga covid 19 se sa të bardhët në SHBA.

Studimi është kryer nga BBC në 27 vende të ndryshme në qershor 2020, kur në shumë vende pandemia ishte në kulmin e saj. Në total 27 mijë vetë u morën në pyetje për covid 19 dhe pasojat e tij në jetët e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA