Në ekranin më të fortë/ Liga më e fortë nis ‘shkëndijat’

11/09/2020 15:25

Kampionati më i fortë i futbollit në botë në ekranin më të fortë.

Premier Liga do të nisë këtë fundjavë fushatën e saj për të nxjerrë verdikte e sezonin me shkëndijat e para në një derbi londinez dhe me ndeshjet që për hapësirën mbarëshqiptare cdo të vijnë përmes platformës Digitalb. Fulham-Arsenal të shtunën në 13.30 ngre zyrtarisht siparin me stadiume bosh për shkak të koronavirusit, por me spektaklin e garantuar në tapetin e blertë.

Do të jenë të shumta ekuacionet këtë sezon me luftën për titullin të Liverpulit kampion në fuqi dhe mancester Sitrit, dialogut të cilit i është shtuar një pretendent i sikletshëm si Celsi me merkato të frikshme. 250 milionë paund të shpenzuar në kohë krize nga manjati rus Abramovic, vetëm për të sjellë fronin në Stemford Brixh. Citizens kanë investuar 60 milionë për thembrën e tyre të Akilit, mbrojtjen, ndërsa e panjohur e madhe do të jetë edhe Lids Junaitid, me marselo Bielsa në pankinë dhe një mori talentesh.

Rinis me ambicie të forta edhe Evertob i trajnerit Karlo Anceloti, pasi firmosi me dy lojtarë që synon ti sjellin hyrjen në Champions, kolumbianiRodrigez dhe braziliani Alan. Tottenham-Everton do të jetë ndeshja kryesore e fundjavës, aty ku Murinjo sfidon Ancelotin në një betejë ku publiku i zakonshëm i shtëpisë, nuk do jetë faktor influencues.
Janë shtyrë ndërkohë për një datë të mëvonshme ndeshjet Burnley-Manchester United e Manchester City-Aston Villa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA