Ish kreu i skuadrës së Formula 1, Ferrari, Jean Todt tha se piloti legjendar Michael Schumacher është ende duke luftuar për shërimin, gjashtë vjet pas aksidentit të tmerrshëm me ski që e la atë me plagë në tru.
74 vjeçari Todt, është nga vizitorët e paktë të ish-pilotit 51-vjeçar që po kurohet në Zvicër.
Me Schumacher janw gruaja Corinna dhe dy fëmijët Gina-Marie e Mick — që prej aksidentit në vitin 2013.
Francezi Todt ka qenë në krye të skuadrës gjatë fitoreve të pesë titujve të Schumacher, madje dhe në garën e tij të 1000-të.
Todt tha për agjencinë PA: “E takova Michael javën që shkoi, ai është duke luftuar. Ne e dimë që ai kaloi një aksident të tmerrshëm e të pafat me ski, por ka pranë gruan e tij të mrekullueshme, fëmijët dhe stafin mjekësor, prandaj i urojmë më të mirën”.
Ish-piloti i Ferrari pësoi një plagë thuajse fatale në kokë në dhjetor 2013 kur doli jashtë piste duke bërë ski në Alpet Franceze.
Ikona e Ferrarit është jashtë gjendjes afatgjatë të komës, por kirurgu Nicola Acciari thotë se është një njeri i ndryshuar nga ai që miliona njerëz e mbajnë mend.
“Ne duhet të imagjinojmë një person të ndryshuar nga ai që shihnim në pistë, një njeri me një strukturë të ndryshuar dhe përkeqësuar organike, muskulore e skeletore. Kjo si rezultat i traumës cerebrale që kaloi,” tha Acciari.
Top Channel