Fëmija i paligjshëm i ish-mbretit të Belgjikës kërkon të drejtat dhe titujt në gjykatë

11/09/2020 13:08

Fëmija i paligjshëm së ish-mbretit të Belgjikës Alberti i 2-të është duke shpresuar që gjykata t’i jape asaj të njëjtat të drejta dhe tituj sikur fëmijët legjitim të babait të tij.

Artistja 52 vjeçare Delphine Boël e ka dërguar çështjen e saj në Gjykatën e Apelit në Bruksel.

Mbreti Albert e ka pranuar përfundimisht në fillim të janarit se është babai i Boël-it, pasi e kishte mohuar për më shumë se një dekadë pretendimin e saj.

Mamaja e saj, baronesha Sybille de Selys Longchamps është shprehur se ka pasur një lidhje 18-vjeçare me Albertin përpara se ai të bëhej mbret.

Thashethemet për një fëmijë të paligjshëm  dolën për herë të parë në vitin 199 në një biografi të pa autorizuar për gruan e Albertit, mbretëreshën Paola, i cili shkaktoi një skandal mbretëror dhe lajme të ndryshme në media.

Pretendimi i parë i Boël se Mbreti Albert ishte babai i saj biologjik erdhi gjatë një interviste në vitin 2005,  por ajo e hapi çështjen në vitin 2013, kur mbreti abdikoi fronin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA