“Varësia ime janë gratë”! Kartelet e drogës/ Zbardhet rrëfimi i El Chapo-s, babait të 23 fëmijëve

10/09/2020 09:38

“Varësia ime e vetme janë gratë”, kështu u shpreh Joaquín “El Chapo” Guzmán, baba i 23 fëmijëve.

Pohimi në fjalë erdhi gjatë një interviste të tij me kriminologen e njohur Mónica Ramírez Cano, fill pasi forcat meksikane të sigurisë vunë në pranga bashkëthemeluesin e kartelit të Sinaloas. Pjesëza në fjalë u shkëput gjatë një bashkëbisedimi të vitit 2016.

“Daily Mail” shkruan se 63-vjeçari është martuar 4 herë. Hera e fundit ishte në vitin 2007, kur ai i tha po mbretëreshës së bukurisë Emma Coronel, e cila në gusht të vitit 2011 solli në jetë vajzat binjake Maria Joaquina dhe Emali Guadalupe.

“Ai është një person i respektueshëm, kujdeset shumë për sjelljen, shumë i rezervuar. Nëse i fitoni besimin, atëherë mund të flisni me të gjatë dhe mund të kuptoni se si funksionon mendja e tij”, tha Ramírez Cano.

El Chapo, i cili aktualisht është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Colorado, thuhet se fitoi mbi 12,6 miliardë dollarë si drejtues i kartelit të drogës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA