Gjashtë persona kanë rënë në prangat e Policisë gjatë kësaj të enjtjeje (10.09.2020)
Dy prej tyre ishin shpallur në kërkim kombëtar pasi ishin dënuar për dhunë. Madje njëri prej tyre shtetasi A.T, e përndiqte prej 6 muajsh, 34 vjeçaren me iniciale L.B.
Ndërsa katër të tjerët janë arrestuar pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Dy prej të arrestuarve e drejtonin mjetin pa leje drejtimi ndërsa shtetasi me iniciale A.H, është arrestuar pasi ka aksidentuar me pasoje vdekjeje, një shtetas ende të pa identifikuar.
Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. T., 27 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia“, ka goditur me grushte në kokë shtetasen L. B., 34 vjeç, të cilën kishte 6 muaj që e përndiqte duke i krijuar ankth dhe frikë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. B., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. T., 26 vjeç, pasi në Rrugën e Qelqit, Kombinat, u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, në masën 0.70 mg/l;
A. H., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Vaqarr, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar (endacak);
F. B., 22 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
A. M., 38 vjeç, pasi në Mëzez, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.71 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel