Zëvendës presidenti i parë i Afganistanit, Amrullah Saleh i ka shpëtuar me vetëm disa plagë të lehta një tentative për vrasjen e tij më 9 shtator. Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 10 persona.
Bomba kishte në shënjestër autokolonën me të cilën udhëtonte zëvendëspresidenti 49-vjeçar, ish-shefi i inteligjencës dhe djali i tij. Në një video të postuar në rrjetin social, Facebook pas incidentit, Saleh është parë me dorë të lidhur, por në gjendje të mirë.
“Unë jam mirë, mirëpo disa zyrtarë të mi janë plagosur”, ka thënë Saleh. “Djali im, që ndodhej në makinë me mua dhe unë jemi mirë. Kam djegie në fytyrë dhe dorë. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm”.
Ky incident ka ardhur në një kohë kur po shtohen shqetësimet se rritja e dhunës në Afganistan mund të shkatërrojë besimin dhe të kthejë mbrapa planet për t’i dhënë fund rebelimit dydekadësh kundër autoriteteve të formuara pas largimit të talebanëve nga pushteti më 2001. Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid, ka mohuar përfshirjen e këtij grupi në sulmin ndaj Saleh.
Top Channel