Spiderman i jetës reale, 7-vjeçari shokon me aftësitë e tij (VIDEO)

10/09/2020 20:30

Një 7-vjeçar është quajtur Spiderman i jetës reale pasi është filmuar duke imituar superheroin e tij të preferuar.

Në pamjet e filmuara në Kanpur të Indisë ai është kapur duke ngjitur një mur 10 metra të lartë me këmbë e duar.

Siç shihet në video nuk i nevojitet asgjë për t’u ngjitur ndërkohë që nxënësi i fillores zgjat pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve si të ishin magnet me murin.

“Një herë pashë Spiderman dhe doja shumë ta imitoja dhe kështu fillova të praktikohem pak nga pak,” tha ai.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta