Pamje dramatike transmetojnë mediat greke dhe ato të huaja pas zjarrit të dytë që ka shkrumbuar edhe ato pak çadra të mbetura nga kampi famëkeq i Morias në ishullin e Lesvos ,i cili u dogj thuajse tërësisht natën e së mërkurës.

Familjet e dëshpëruara, shumë me fëmijë të vegjël, kaluan një natë të dytë në qiell të hapur, duke  fjetur në rrugë ,madje edhe në një varrezë aty pranë , në kushte çnjerezore . Ishulli ndodhet tashmë në gjendje te jashtëzakonshme ,ndërsa në këto rrethana as që bëhet fjalë për masat kundër pandemisë dhe vlerësohet se shumë prej të prekurve me Covid-19 ndodhen në mes te turmës .

Ministri i Emigracionit që ka deklaruar se azilkërkuesit kanë vënë zjarr në kamp për shkak të masave të karantinës të vendosura pasi 35 persona rezultuan pozitivë me coronavirus ka theksuar se përveç një anijë që ka mbërritur në ishull mëngjesin e së enjtes dhe do të strehojë përkohësisht  1000 vetë , priten edhe disa anije të tjera që do lehtësojnë disi situatën me të pastrehët.

Për pjesën tjetër të azilkërkuesve, çadrat dhe ndihma tashmë kanë mbërritur në Lesvos nga gjithë Greqia dhe do t’u shpërndahen të prekurve në zonen e Morias më pak të prekur nga zjarri.

Ndërkohë banorët e Lesvos kane bllokuar rrugën kryesore që të çon në kampin e djegur, duke ndaluar mekanikët dhe mjetey e tjera të brigadave që duan të rindërtojnë qendrën e pritjes së emigrantëve, madje duke ndaluar me forcë edhe deputete të parlamentit të vizitojnë zonën.  Ishulli tashmë është kthyer në mollë sherri pasi banorët dhe emigrantet duan që të mbyllet përfundimisht kampi i njohur edhe  si “Ferri i Tokës” , ndërsa qeveria kërkon ta rindërtojë përsëri.

Mesditën e së enjtes pasi kanë mbërritur në Selanik , rreth 400 fëmijë të pashoqëruar nga kampi i Morias  , janë larguar drejt vendeve të BE-së. Në një mobilizim të ri për situatën në ishull,  Brukseli ka dërguar në Lesvos, komisionerin e posaçëm Margaritis Schinas ,ndërsa intensifikohen thirrjet brenda BE-së për  reformën urgjente të sistemit të azilit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA