
24/02 20:22
Autoritetet shëndetësore serbe kanë njoftuar për gjendjen me pandeminë.
Në Serbi, 58 raste të reja të coronavirusit janë konfirmuar, bazuar në 7,967 teste të kryera në 24 orët e fundit. Një person vdiq, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 729, raporton b92.
Gjithashtu është raportuar se 35 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi. Që nga fillimi i epidemisë në Serbi, 1,009,401 njerëz janë testuar dhe sëmundja është konfirmuar në 32,136 pacientë.
Top Channel