Gazetari i “El Mundo”, Julio Valdivia në mënyrë barbare është vrarë në shtetin federal meksikan Veracruz.
Trupi i pajetë i gazetarit me kokë të prerë është gjetur në një hekurudhë në vendin Motzorongo në qytetin Cordobi. Stafi udhëheqës i gazetës së përditshme lokale njoftoi se është i trishtuar nga vrasja makabre e gazetarit dhe i bënë thirrje institucioneve kompetente që të kapin dhe të hetojnë kryerësit e vrasjes.
Valdivia është gazetari i gjashtë që këtë vit është vrarë në Meksikë, ndërsa ka raportuar për situatën në periferi të shtetit meksikan, Oaxaca, në të cilën në mënyrë aktive janë disa kartele kriminale.
Gazetari dhe drejtori i portalit “PM Noticias Guerrero”, Pablo Morrugares u vra në një restorant në Guerrerom, teksa darkonte me një polic, i cili më parë ishte caktuar ta shoqëronte. Ai gjithashtu raportoi për aktivitetet e karteleve kriminale në Meksikë.
Publiku akuzon autoritetet meksikane për hetime të pamjaftueshme për kërcënimet dhe vrasjet e gazetarëve në këtë vend. Më shumë se 140 gazetarë janë vrarë në Meksikë në dy dekadat e fundit.
Top Channel