Raporti alarmues: Aktiviteti njerëzor ka zhdukur dy të tretat e botës së egër që prej vitit 1970

10/09/2020 19:10
Prishja e habitateve ishin faktorët kryesorë nxitës

Popullatat e botës së egër të planetit kanë rënë me një mesatare prej 68% në katër dekada, teksa konsumi njerëzor është arsyeja kryesore e shkatërrimit, ka paralajmëruar së fundmi një raport i gjerë i grupit mjedisor World Wildlife Fund.

Dokumenti i titulluar ‘Living Planet Report 2020’ llogariste se kjo ishte pikasur në 4,392 specie të monitoruara gjitarësh, zogjsh, peshqish, zvarranikësh dhe amfibësh, nga viti 1970 deri në 2016.

Raporti shtonte gjithashtu se një rënie e tillë e popullatave nuk ishte parë në planetin tonë prej miliona vjetësh.

Rajonet e Amerikës Latine e të Karaibeve ishin nga më të prekurat, me një rënie prej 94%, sipas raportit.

Prishja e habitateve si lëndina, savana apo këneta, mbishfrytëzimi i botës së egër, sjellja e specieve jo-vendore dhe ndryshimet klimatike, ishin faktorët kryesorë nxitës.

Sipas WWF, shkatërrimi i ekosistemeve tashmë kërcënon me zhdukje rreth 1 milionë specie — 500,000 kafshë e bimë dhe 500,000.

Por megjithse raporti përmend se “natyra po shkatërrohet me shpejtësi të paprecendentë në histori,” ekspertët thonë se kjo tendencë mund të ndalet me veprim të shpejtë, duke transformuar mënyrën sesi njerëzit prodhojnë dhe konsumojnë ushqimin.

“Rënia më dramatike është ajo e gjallesave të ujit të feskët,” thotë studiuesja e WWF Rebecca Shaw. “Është një pamje alarmuese e natyrës, pasi kishin menduar se me përpjekjet e bëra do të shkaktonin një ndryshim të drejtimit.

“Por po shikojnë rënie të shumta në ekosistemet e ujit të freskët, kryesisht prej digave në lumenj dhe prej përdorimit të burimeve të ujit për ushqim”.

“Të furnizosh me ushqim e karburant stilin e jetesës së shekullit të 21, tejpërdoron bio-kapacitetin e Tokës me rreth 56%,” thonë autorët e raportit.
Shaw tha për rrjetin CNN se rënia e popullatave është sinjal për aftësinë e planetit për të mbështetur jetën.

“Ne shpesh fokusohemi vetëm te speciet që janë më shumë në telashe apo në prag zhdukjeje, por edhe para kësaj faze një specie e caktuar mund të pushojë së kryeri funksionin e saj ekonogjik”, tha Shaw.

FOTO GALERI
1/3
Një rënie e tillë e popullatave nuk ishte parë në planetin tonë prej miliona vjetësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA