Stacioni i Policisë Kufitare të Kapshticës njoftoi mesditën e sotme se është plotësuar kuota prej 300 personash për të kaluar ne drejtim të shtetit grek, dhe kështu është pezulluar puna duke mos lejuar kalimin e personave të tjerë.

Top Channel mëson se 7 autobusë janë bllokuar në këtë pikë kufitare pas plotësimit të kuotës prej 300 personash. Mësohet se 3 prej tyre janë në tokën neutrale.

Njoftimi i plotë i Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë në lidhje me plotësimin e kuotave:

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA