Pas gati 10 muajsh në detyrë, jep dorëheqjen kryetari i gjykatës së Elbasanit
10/09/2020 21:25
Zihni Shahu, zv.kryetari i Gjykatës së Elbasanit ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i Drejtësisë. Konkretisht që prej largimit nga Vettingu të Sulejman Kurtit, ZIhni Shahu ka mbajtur rolin e kryetarit në Gjykatën e Elbasanit.
Dorëheqja mësohet se është dhënë që në muajin Korrik duke u dorëzuar në sekretarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, por vetëm tani është miratuar nga KLGJ. Kështu është vendosur që Shahu të qëndrojë në detyrë deri në 30 shtator.
Deri me tani nuk dihen arsyet e sakta të dorëheqjes së kryetarit të Gjykatës së Elbasanit. Shahu, qëndroi në këtë detyrë për gati 10 muaj, pasi u emërua nga KLGJ për të drejtuar gjykatën e Elbasanit, menjëherë sapo “Vettingu” shkarkoi Sulejman Kurtin.
Top Channel