Melania Trump akuzohet si mohuese e koronavirusit pas komentit për rihapjen e shkollave

10/09/2020 21:50

Zonja e Parë e SHBA Melania Trump është kritikuar nga komentuesit në rrjetet sociale për mesazhin e urimit të rihapjes së shkollave, teksa vijon rritja e rasteve të koronavirusit në vend.

Melania falenderonte mësuesit e prindërit për ndjekjen e udhëzimeve të sigurisë shëndetësore të vetes dhe fëmijëve, teksa këta të fundit i rikthehen vitit mësimor.
Por amerikanët e sfidonin atë për komentet, duke thënë se jo të gjithë fëmijët po kthehen në shkolla, madje një prej tyre komentonte se reagimi i burrit të saj president Donald Trump ndaj koronavirusit kishte qenë “katastrofë”, e një tjetër e quante familjen Trump mohuese të koronavirusit.

Zonja Trump ngrinte lart rikthimin e fëmijëve në shkolla duke thënë: “Nëse ju po ktheheni në shkollë personalisht apo në distancë, le të mbajmë mend udhëzimet shëndetësore. Falenderojmë mësuesit dhe prindërit tanë për dedikimin ndaj mirëqenies së fëmijëve dhe që ky vit shkollor të jetë një sukses.”
Miliona fëmijë amerikanë u rikthyen dje në shkolla megjithë numrat relativisht të lartë të infektimeve.

Dr Sally Goza, kreu i pedriatërve të SHBA tha se numrat e fëmijëve të infektuar në SHBA duhet të jenë një kujtesë për ta marrë seriozisht sëmundjen.
Shumë komentues refuzuan urimin e Zonjë së parë në mbështetje të kthimit të fëmijëve në shkollë.

Një prej tyre shkruante: “kush janë ata që po kthehen në shkolle personalisht? Kanadaja? Fëmijët e mi amerikanë nuk po kthehen në shkollë, për ta nuk do të ketë sporte në shkolla.

Një tjetër shtonte: “Pra si shkenca ashtu dhe familja e parë mohuese e koronavirusit, tani thonë se duhet të kemi kujdes nga pandemia?”

Një përdorues e kthente konfliktin në personal: “Meqë Donald kërkon hapjen e të gjitha shkollave, a ka shkuar dhe djali i tij Barron te shkolla e vet?”

Ndërsa një tjetër i referohej fushatës së zonjës Trump kundër bulizmit në shkolla: “Është ironike se ke një burrë që është më i keqi për këtë”.
“Duhet të të vijë turp për mënyrën sesi ai flet për ushtrinë”.

Administrata Trump ka qenë në mbrojtje të rikthimit të fëmijëve në shkolla, megjithë rrezikun e koronavirusit.

Trump më 12 gusht në një takim fushate fajësonte demokratët që nuk lejonin rikthimin e fëmijëve në shkolla, duke thënë se mbajtja e tyre në shtëpi ishte “barrë e tmerrshme për prindërit”. (Express)

FOTO GALERI
1/5
Melania falenderonte mësuesit e prindërit për ndjekjen e udhëzimeve të sigurisë shëndetësore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA