Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.377 raste nga 55.513 persona të dyshimtë me virusin Covid-19 dhe 574 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.926 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.877.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë ka folur për masat që institucionet arsimore duhet të ndërmarrin në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në kohën kur vendi vazhdon të përballet me coronavirusin.

Ai gjatë një vizite në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë, ka thënë se çdo institucion arsimor në Kosovë duhet të respektohen masat parandaluese si, ruajtja e distancës fizike gjatë hyrjes dhe daljes në shkollë, mësimit në klasë apo lëvizjes nëpër korridore, mbajtja e maskës, si dhe përdorimi i dezinfektuesve.

Top Channel