Koronavirusi në Rusi, mbi 1 milion e 46 mijë të prekur

10/09/2020 13:43

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.046.370, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 18.263.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.363 raste të reja me virusin dhe 128 të vdekur. Numri i të shëruarve ka arritur në 862.373, me 5.915 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 695 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 269.079, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 4.947, me 14 viktima të reja. Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 39,5 milionë teste, përfshirë 286 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Me uljen e numrit të rasteve, autoritetet kanë lehtësuar masat në një pjesë të madhe të vendit, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, ndërsa brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA