Greqia nxit BE/ Sanksione të rrepta për Turqinë

10/09/2020 18:59

Në kohën kur në selinë e Nato-s bëhen përpjekje për të përafruar qëndrimet mes palëve, Greqia i kërkoi Bashkimi Europian t`i vendosë Turqisë sanksione të ashpra, nëse nuk largon anijet eksploruese dhe ato ushtarake nga ujërat pranë Qipros.

“Sanksionet duhet ta ushtrojnë një presion të tillë qoftë edhe për një kohë të caktuar, por të jenë të forta në mënyrë që të dërgojnë mesazhin se Europa është këtu për të negociuar, por është gjithashtu edhe për të mbrojtur vlerat e saj”, tha zëvendësministri i jashtëm grek Miltiadis Varvitsiotis.

Përpara tij, edhe vetë shefi i ekzekutivit kishte bërë një thirrje të ngjashme. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se BE-ja duhet të vendosë sanksione “me peshë” ndaj Turqisë.

“Dy vendet”, u shpreh ai, “kanë nevojë për dialog, “por jo nën kërcënimin e armëve”. Mosmarrëveshjet në Mesdheun lindor i kanë vonuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë, ndërkohë që janë shtuar edhe tensionet midis Turqisë dhe Francës, të cilat kanë mosmarrëveshje në një mori fushash. Krerët e bllokut europian do të takohen në 24 dhe 25 shtator për të diskutuar mbi këto çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA