“Netanyahu nuk arrestohet”, Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, por jo në këtë rast?
23/11 11:47
Talibanët kanë thënë se bisedimet e shumëpritura për paqe me ekipin e zgjedhur nga qeveria afgane pritet të nisin të shtunën në Katar.
Ky njoftim i së enjtes ka ardhur nga talibanët në Katar, ku kryengritësit kanë një zyrë politike.
Mbajtja e takimit është konfirmuar edhe ministria e Jashtme e Katarit.
Bisedimet – të njohura si negociata të brendshme afgane – janë rezultat i një marrëveshjeje për paqe që ka nënshkruar Uashingtoni me talibanët në muajin shkurt.
Marrëveshja synon t’i japë fund luftës së zgjatur në Afganistan dhe të kthejë trupat amerikane në shtëpi, ndërkohë që palët pajtohen për organizim të shoqërisë pas luftës në Afganistan.
Top Channel