Austri/ Rekord rastesh me Covid-19 që pas uljes të personave të infektuar në fillim të marsit

10/09/2020 13:33

Austria ka regjistruar 664 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, rritja më e madhe që nga marsi kur numri i të infektuarve filloi të bie ndjeshëm me futjen e karantinës së rreptë.

Numri më i lartë i infeksioneve të reja është në Vjenë- 387, tha sot Ministria e Brendshme.

Infeksionet me koronavirus janë rritur që nga fundi i qershorit. Qeveria austriake kryesisht fajëson të kthyerit nga vendet turistike si Kroacia dhe Spanja për rritjen e infeksioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA