2 vajza britanike sulmohen e përdhunohen gjatë pushimeve në Itali

10/09/2020 17:57

Mediat raportonin sot se dy vajza britanike janë shtruar në spital pas një sulmi të rëndë dhe përdhunimit në grup, gjatë pushimeve në Itali.

Nuk është ende e qartë koha e saktë e incidentit por vajzat ishin duke qëndruar në fshatin e Marconia, pranë Pisticci, në Basilicata. Mediat lokale thonin se kishin qenë së bashku disa ditë më parë në një festë shtëpie në periferi të fshatit.

Pas sulmit të pretenduar seksual, vajzat ishin qëlluar me grushte e me shkelma nga një grup djemsh. Ato kishin njoftuar policinë dhe mjekët i kishin trajtuar për plagët e tyre, ndërsa u shtruan në spitalin Madonna delle Grazie në Matera, ku raportohet se gjenden ende.

Nuk është publikuar mosha e vajzave por besohet se janë të dyja të mitura.

Një nga vajzat besohet se ka të afërm në Pisticci, ndërsa tjetra është mike e saj nga Britania. Policia e Matera është duke hetuar incidentin por ende nuk janë raportuar arrestime apo identifikim i viktimave. Policia tha se po vepron në konfidencialitet për të mbrojtur identitetin e viktimave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA