Detaje tronditëse janë zbuluar sonte në emisionin ‘Open’ ku po diskutohej rreth vrasjes së Eglantina Buci 8 vite më parë nga babai dhe vëllai i saj.
Gazetarja Anila Hoxha tha se këtë familje e kanë ‘ndjekur’ vrasjet, pasi nëna e Faikut dhe gjyshja e Eglantinës para disa viteve ka vrarë nusen e djalit tjetër të familjes Buci, Bashkimit i cili ishte emigrant në Itali. Krim ky për të cilin është dënuar me 15 vite burgim.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur gjatë mesnatës ku nusja e Bashkim Bucit po flinte dhe ishte mbuluar me batanije, ndërsa vjehrra e saj e ka qëlluar me 4 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Bashkimi ishte emigrant në Itali, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një sherri që nisi mes nuses dhe vjehrrës.
Top Channel