Vrasja e 23-vjeçares/ Flet në “Open” avokati i Faik dhe Shkëlzen Bucit: Klientët e mi nuk e pranojnë krimin!

08/09/2020 21:58

Dëshmi të reja tronditëse kanë dalë në dritë pas 8 viteve nga vrasja e Eglantina Buci nga i ati dhe i vëllai i saj.

Zv-kryeredaktorja e gazetës Panorama, Etleva Delia ka bërë një shkrim që kur u zbuluan eshtrat e saj. Sipas gazetares viktima është varrosur në sipërfaqe të Malit me Gropa dhe eshtrat e saj janë gjetur nga një gjahtar.

E pyetur për lajmin që qarkullon ditët e fundit në media ku thuhet se babai ka marr përsipër krimin ajo thotë se më aq informacion sa ka, asnjë prej personazheve të akuzuar nuk e kanë pranuar fajësinë.

Në një lidhje live në emisionin “Open” ishte avokati i Fatmir Bucit dhe djalit të tij, Shkëlzen Buci, Arben Gramaj.

Ai shprehet se as babai dhe djali i tij nuk e pranojnë se janë autorët e vrasjes, ata nuk e kanë shprehur asnjëherë që janë autorët e kësaj ngjarje makabër.

Avokati: Si babai dhe vëllai i viktimës nuk pranojnë që janë autorët e vrasjes. Vazhdojnë të mos e pranojnë. Ata nuk e kanë shprehur asnjëherë që janë autorët e ngjarjes.

I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha se si e shpjegon ai dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe a ka Shkëlzen Buci ndonjë konflikt të mundshëm me të ai nuk ka dashur të jap detaje.

Anila Hoxha: Si e shpjegojnë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Shkëlzen Buci a ka ndonjë konflikt të mundshëm me të?

Avokati: Të dhëna me këtë procedim nuk mund të jap është në fazë hetimi çështja. Duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të japim ato që na mundësojnë sipas rregullave të rëndësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA