Shkollat e reja në Tiranë, dy janë në ndërtim në zonën e njësisë 11

08/09/2020 16:09

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për ndërtimin e dy shkollave në Kodër Kamzë, asaj 9 vjeçare “Nënë Tereza dhe shkollën e mesme “John F. Kennedy”, të cilat do të presin dy mijë nxënës.

“Sot është një ditë e shkëlqyer për Njësinë 11, e cila është zmadhuar me ritme më të shpejta se e gjithë Tirana. Ka dy mënyra sesi mund ta shohim të ardhmen e të rinjve dhe investimin për ta: Njëra është të hapim nga një birrë në vit në Jalë dhe të themi sa shumë na dhemb për rininë; kurse, mënyra tjetër, që është mënyra jonë, duket pak më e mundimshme, por ka më shumë duk: të investojmë në shkolla si këto, që duken si jashtë shtetit, me të gjitha kushtet”.

 Kryebashkiaku Veliaj shtoi se ky investim, u shkurton fëmijëve të zonës, shpenzimet dhe kohën për të shkuar në shkolla të tjera të cilat janë larg.

 “Këtu kemi krijuar një shtëpi për qytetarë të mirë, jo vetëm të Kodër-Kamzës, Institutit dhe Laprakës, por të të gjithë Tiranës. Me cilësinë e punimeve që po bëjmë këtu, besoj se nuk ka asnjë arsye të torturojmë fëmijët me autobusë lart e poshtë, për të shkuar në një shkollë më afër qendrës, sepse falë portalit do të kemi një mundësi fantastike që mësuesit më të mirë do të vijnë te shkolla e re.

 Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza” dhe shkolla e mesme “John F. Kennedy”, janë pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA