Gjeorgjia dhe Maqedonia e Veriut ndanë pikët në ndeshjes e zhvilluar në Tbilisi, në Grupin 2 të Ligës C (Nations League). Sfida në kryeqytetin e Gjeorgjisë përfundoi 1-1, me të dy golat të shënuar në pjesën e parë.

Një 11-metërsht naiv I shkaktuar nga mbrojtja e Maqedonisë së Veriut u shndërrua në gol nga Okriashvili në minutën e 13-të, gjithsesi miqtë u kundërpërgjighën me rrjetën e Ristovskit 30 minuta më vonë. Visar Musliu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 64-t, megjithatë miqtë mundën t’u bënin ballë sulmeve të vendasve, duke marrë një pikë me shumë vlerë në këtë transfertë.

Në takimin tjetër të këtij grupi Armenia mposhti 2-0 Estoninë me gola të Karapetian dhe Angulos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA