Maqedonia e Veriut/ 8 viktima dhe 99 raste të reja me COVID-19
08/09/2020 15:29
Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, nga 1384 testet e kryera ka regjistruar 99 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 214 pacientë të shëruar.
Betejën me COVID-19 e kanë humbur 8 pacientë. Numri i rasteve aktive në vend bie ndër 2 mijë dhe shënon 1895.
Top Channel