
Pasiguria në internet, raporti: Raste të shumta të përndjekjes dhe kërcënimeve online
22/02 12:49
Një ekspozitë kushtuar biodiversitetit u çel në Shkodër me 80 fotografi dhe 20 ilustrime që janë realizuar nga fotografë dhe piktorë nga Shqipëria dhe Kosova.
Të fiksuara janë speciet e rralla dhe ekosistemi i lumit Drin dhe liqenit të Shkodrës.
Denik Ulqini dhe Rubin Mandija janë dy nga autorët e këtyre fotove përmes të cilave ata synojnë që të rritet ndërgjegjësimi për ruajtjen e mjedisit si një pasuri e përbashkët e të gjithëve.
Moratoriumi i Gjuetisë ka dhënë rezultate pozitive në rajonin e Shkodrës ku është evidentuar shtimi i shpendëve dhe rikthimi i disa specieve që ishin në zhdukje.
Top Channel