Sonte në Open në Top Channel po diskutohet për një krim brenda familjes, të ndodhur në vitin 2012. Fatmir Buci në bashkëpunim me djalin e tij, Shkëlzen Buci vrau vajzën e tij, Eglantina Bucin. Ishte një dëshmitar kyç që nxrri dritë mbi ngjarjen.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha ngjarja ka mbetur e pazbuluar prej 8 vitesh sepse ishte e pamundur të identifikohej skeleti i viktimës.
“Mendohet se ka një konflikt mes Shkëlzen Bucit dhe dëshmitarit, Miklearit të cilin e ka pasur shok. Dëshmitari tregon tregon se babai ka dashur ta joshë vajzën kur ajo fshihej tek Xhaxhai që quhet Bashkim.
Gjithashtu ka pasur edhe një proces gjyqësor të hapur ndaj babait të saj. Dëshmitari tregon se Shkëlzeni e ka qëlluar dy herë me armë Eglantinën. Goditja e parë ka qenë në fytyrë, ndërsa goditjen e dytë nuk e ka parë”- tregon Anila Hoxha, një pjesë të dëshmisë së dëshmitarit.
Top Channel