Beqaj takim me strukturat në Shkodër: Kemi boshllëk një vjeçar në punën e partisë, akoma shpejt për të kaluar te kandidaturat

08/09/2020 13:30

Ilir Beqaj koordinatori i Partisë Socialiste në Shkodër ka zhvilluar një takim me strukturat.

Në mbledhje ai tha se është shumë shpejt për të kaluar tek kandidaturat: “Kemi një ndryshim me opozitën sepse bërthamën e parë e kemi nga deputetët ekzistues. Duhet të shohim se cila pjese e listës do jetë e hapur dhe cila jo”.

Pjesë nga fjala e Beqaj

Kjo është mbledhja e pare formale prezantuese edhe pse njihemi prej vitesh. Për mua është privilegj që kthehem në Shkodër. Sigurisht që jam i vetëdijshëm për problemet e partisë dhe drejtorëve. Drejtorët nuk janë një punë e imja por do shohim se si kanë punuar sepse kur vjen puna për legalizime ose funksione të tjera nuk ka teë majtë e të djathtë.

Rikthimin në Shkodër e kam pranuar me dëshirë, propozimin e kryeministrit, sepse në Shkodër e kam filluar politikën aktive. Në marrëdhëniet me kryeministrin kam një marrëdhënie sy me sy që zgjat shumë pak vendimmarrja.

Sa për ndryshimet në qeveri është e drejtë e kryeministrit dhe 7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehtë të bëhen.
Zgjedhjet lokale janë çështje që e di presidenti, zgjedhjet një dite do të bëhen. Fillimisht puna jonë do përqëndrohet në gjithë qarkun për zgjedhjet parlamentare. Kemi një boshllëk një vjeçar në punën e partisë dhe duhet të punojmë shumë.

Për kandidatët për deputet në Shkodër, drejtuesi politik i qarkut ka për detyrë të merret me të gjithë. Në këtë faze jemi shpejt për të kaluar tek kandidaturat. Kemi një ndryshim me opozitën sepse bërthamën e parë e kemi nga deputetët ekzistues. Duhet të shohim se cila pjesë e listës do jetë e hapur dhe cila jo.

Për drejtoritë e zhvendosura nga Shkodra në Lezhë besoj se kjo është një temë e gjatë dhe do të doja më shumë kohë për të kuptuar konceptin e rajoneve. Duhet të jemi të vetëdijshëm që pasi krijohen drejtoritë e rajoneve që kane tre qarqe nuk është normale që të gjitha drejtoritë të jenë në një qark edhe pse Shkodra ka rrezatuar në gjithë Shqipërinë.

Nëse vendosim peshore farmacie se a duhet të jete arsimi apo ndonjë tjetër është një çështje tjetër. Opinioni shkodran është i ngarkuar me këtë gjë dhe duhet të punojmë shumë më tepër. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore apo edhe shërbime të tjera teë mos krijojnë barriera për qytetarët.

Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA