Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 47 pacientë me COVID-19.
Prej tyre 13 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe 36 janë në oksigjenoterapi.
Nga spitali kanë njoftuar edhe se një person është duke u trajtuar me respirator dhe se dy të tjerë janë shëruar.
“2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 47 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.
Kurse, nga personeli i spitalit aktualisht janë infektuar 2 mjekë, 4 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimeve teknike.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Top Channel