Thaçi: Njohja nga Izraeli nuk do ta cenojë partneritetin strategjik, miqësor e vëllazëror me Turqinë

07/09/2020 11:55

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka falënderuar administratën e presidentit Trump për përpjekjet e vazhdueshme për finalizimin e kësaj marrëveshje historike.

Presidenti Thaçi ka thënë se kjo ishte njëri ndër hapat diplomatike më serioze të ShBA-së në dy dekadat e fundit për Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu tha se njohja nga Izraeli nuk do ta cenojë partneritetin strategjik, miqësor e vëllazëror me Turqinë.

“Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan. Kam diskutuar me telefon dhe kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik, miqësor e vëllazëror me Turqinë. Tani do të kemi aleat edhe më të mëdhenj dhe më të fuqizim në rrafshin e fuqizimit global të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Ai kërkoi nga spektri politik të krijojnë unitet, dhe që të vazhdojnë të punojnë për konsolidimin e Kosovës si në rrafshin e brendshëm por edhe atë të jashtëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA