Ka startuar sonte Open në Top Channel ku i ftuar është presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet përballë gazetarëve.

Për Kreshnik Spahiun Kosova shkoi e poshtëruar në Ëashington. ‘Shkoi inferiore Kosova sepse para se të shkonte në Kosovë sepse Gjykata Speciale e cila financohet tërësisht nga BE, ngriti akt-akuza ndaj Ramush Haradinaj për taksën, ndaj Hashim Thaçit sepse Thaçi i dha prioritet Washingtonit. Ndërsa Washingtoni rrëzoi Albin Kurtin i cili i kundërshtoi disa herë. Kam një pyetje për presidentin Thaçi: pse nuk takohet qeveria me opozitën? Ju keni më shumë takime me Vuçiç sesa me opozitën? Pse të shkojmë tek mini-shengeni ballkanik por të bëjmë një shengen shqiptar’- tha Spahiu.

“Është e drejtë që duhet të na bëhet kritikë. Në qoftë se në Kosovë nuk do të kishte parti që hedhin gaz lotsjellës ne sot do t’i kishim liberalizuar vizat. Nq qoftë se nuk do të kishim disa politikanë me mendësi tribal kjo marrëveshje do të ishte nënshkruar para dy viteve po në Washington nën udhëheqjen e administratës Trump”- tha Thaçi duke iu përgjigjur pyetjeve të Spahiut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA