TIRANË- Kryeministri Edi Rama në nisje të sesionit të ri parlamentar ka marrë fjalën nga foltorja e Kuvendit duke e nisur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Më pas kryeministri është ndalur tek hapja e listave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Kreu i qeverisë është shprehur se do të bjerë dakord vetëm nëse do të garantohet kuota gjinore, në të kundërt nuk ka dakordësi me opozitën.
“Mirëse ritakohemi pas ndërprerjes. Uroj të gjithë të jeni mirë, në kushtet kur jemi dëshmitarë të një situate që befason shpesh. Pa humbur asnjë minutë, duhet që përmes komisionit të ligjeve të hedhim në letër ato që do të jenë reflektimet e ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në Kodin Zgjedhor. Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë me të gjithë ekspertët. Nga njëra anë për mekanizimin e listave të hapura, kur na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur, jo vetëm brenda sallës por edhe me opozitën jashtë. Detyrimisht një orë më parë, nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur për konsensus 100%. Por duhet konsesus për të mbaruar punë sa më shpejt. I vetmi problem për ne për hapjen e listave 100% është mbajtja e kuotave. Nëse nuk ka një mekanizëm të besueshëm, mos prisni nga ne hapjen e listave 100%. Lista të hapura që e kthejnë Shqipërinë pas në kohë, nuk çojnë asgjëkundi për ne. Por besoj kjo nuk është sfidë e panjohur dhe e re që shfaqet për herë të parë,”-tha Rama.
Top Channel