Orët e shkurtuara dhe mësimi me turne po orientojnë prindër e nxënës, që të kërkojnë cilësi të mësimit drejt kurseve private jashtëshkollore.

“Do ta çoj në kurs për gjuhë të huaja vajzën, pasi janë brez i orientuar drejt teknologjisë dhe jo librave. Na kushton gjithsej cikli 170 mijë lekë. Kurs anglishteje dhe futbolli do ndjekë djali. Shkojnë gjithsej 60 mijë lekë të vjetra të dyja. Nuk po ndalen shpenzimet. Por përderisa i bëmë fëmijët do t’u plotësojmë nevojat”, shprehen prindërit.

Maturantët janë më të interesuar për kurse private. Një orë matematike shkon 10 mijë lekë të vjetra. Dy orë në javë janë 20.000 lekë. Në muaj shkon 80.000 lekë.

Por një maturant mund të ndjekë edhe dy kurse, që shkojnë te 160.000 lekë të vjetra në muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA