Osmani largohet përfundimisht nga LDK-ja: Bashkëpunimin me Kurtin e zyrtarizoj më vonë

07/09/2020 14:41

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është ndarë përfundimisht me LDK-në. Ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkaq e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e Lëvizjes së Vetëvendosjes Albin Kurti.

Natyrisht që po, përgjigja konkrete e saj është vendimi i tyre i 20 qershorit për t’më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, tha ajo.

Kryeparlamentarja Osmani pasi mori pjesë në një aktivitet të hënën për ndihmën juridike falas para gazetarëve tha se ky bashkëpunim do të konkretizohet më vonë.

Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’iu njoftojnë në momentin që do të konkretizohet”, tha ajo.

Ndryshe, disa muaj më parë Vjosa Osmani është shkarkuar nga detyra e saj si nënkryetare e LDK- së dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, pasi siç u tha nga kryesia e partisë nuk kishin qëndrime të njëjta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA