Macron takim me Mitsotakis për situatën në Mesdheun Lindor
07/09/2020 16:26
Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, do të takohen në Korsikë, në prag të samitit G7.
“Do të diskutojmë për ngjarjet në Mesdheun Lindor, por edhe për çështjet dypalëshe në fushën e mbrojtjes”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pekas, në lidhje me takimin Mitsotakis-Macron.
Kryeministri grek zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, gjatë së cilës biseduan për situatën në rajon dhe marrëveshjen evropiane.
Top Channel