Sekuestrimi i 870 kg drogë në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit, zbardhen emrat Ai që do të shihni në video është Rifat Dema, 52 vjeç, me Sindromën Down, nga fshati Mazhë, i Krujës.
Video është regjistruar vitin e shkuar, pasi që prej janarit të këtij viti, Rifati nuk mundet të ec dot më, pas një aksidenti që pësoi pak metra larg shtëpisë.
Vëllai i tij Hysniu, tregon për Top Channel, se Rifati, pavarësisht Sindromës që kishte, ishte mjaft i angazhuar në punët e shtëpisë.
“Ky shkonte çdo ditë në mëngjes në orën 7 tek lokali merrte bukët. duke shkuar për të marrë bukët, makina e ka përplasur. Në spital ushtarak ka ndenjur 24 ditë në gjendje kome, pastaj ka dal nga koma dhe ka ndenjur në pavijon edhe dy muaj të tjerë”.
Kunata e Rifatit, Drita, prej vitesh i ka qëndruar pranë atij, por pas aksidentit, së bashku me burrin e saj, përkushtimi është më i madh.
“Unë do ti përkushtohem deri në pikë të fundit. Ky siklet, kjo makabër që më ka rënë mos i rëntë për pjesë asnjërit. I lutem të gjithë njerëzve, se kam fëmijë vet, kam fëmijë me makinë, të përkujdesen, për këta njerëz sidomos…ti bëjnë sytë katër”.
Aksidentet rrugore të kësaj natyre, në shtatë-mujorin e parë të këtij viti, kanë lënë të plagosur 736 persona, mes tyre edhe në gjendje të rëndë. Ne folëm me Ekspertin e Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha, i cili thotë se kujdesi në rrugë duhet shtuar, pasi rasti i Rifatit, është një aksident nga pakujdesia e shoferit. Sipas tij, në zonat e banuara, duhet më shumë vëmendje.
“Këtu jemi në një qendër të banuar. Shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë. Enti pronar i rrugës dhe ligjvënësi, qëllimisht e ka vendosur këtë shpejtësi 40 km/h, që të rritet kujdesi tek drejtuesit e mjeteve me qëllim që të mos bëjnë aksidente, sepse në qendrat e banuara, ka njerëz të sëmurë, njerëz të pirë, me probleme, njerëz të moshuar, dhe ligjvënësi prandaj e ka vënë këtë, që të bëhet kujdes për të ruajtur jetët e njerëzve”.
Top Channel