Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Shkabave në Gjirokastër

07/09/2020 12:41

Kjo verë në luginën e Drinos ka regjistruar një fushatë intensive për mbrotjen e shkabave. Në këtë luginë folezon një prej katër shkabave kryesore prezente në Shqipëri, kali i qyqes. Këtë bit kemi disa zogj të rinj por gjithsesi ndërgjegjësimi për mbrojtjen e kalit të qyqes duket se është i rëndësishëm në vijimësi.

“Jemi në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit ndaj shkabave në territorin e kalit të qyqes, shkabës së fundit folezuese në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që po finalizojmë këtë fazë jo vetëm të monitorimit të linjave elektrike si një prej rreziqeve të shkabave në vendin tonë por edhe me vendosjen e një tabele orientuese dhe promovuese të kalit të qyqes, simbolit të luginës së Drinos. Angazhimini të rinjve dëshmon për rolin e tyre në rritje për mbrotjen e specieve në rrezik zhdukjeje”, thotë Gent Hyka biolog.

Duket se mes rreziqeve kryesore të kalit të qyqes vazhdojnë të mbeten gjuetarët e pandergjegjshëm gjithashtu barinjtë të cilët po helmojnë predatorët e mëdhenj si ujqit duke kërcënuar njëkohësisht edhe kalin e qyqes. Ndërsa së fundi ornitologët ju kanë këtkuar autoriteteve të furnizimit me energji elektrike kapsulimin e linjave të energjisë si një rrezik për këtë shpend.

“ Disa nga problemet kryesore që has popullata e kalit të qyqes në vendin tonë por edhe gjatë rrugës së migrimit dhe në kthim është helmimi nga kërmat helmuese dhe përplasja me infrastrukturën e energjisë elektrike. Fatmirësisht në vendin tonë popullata e kalit të qyqes gjendet në një gjendje të stabilizuar edhe pse me një trend në rënie tepër të ulët dhe shpresojmë që kjo popullatë të ketë një zhvillim sa më të mirë në vitet në vijim”, thotë Kristi Bashmili ornitolog.

Kali i Qyqes është një prej katër shkabave që folezon në Shqipëri dhe situata e tij është e qëndrueshme.
“ Shqipëria është habitati i katër shkabave asaj të zakonshme, shkabës se zezë, shkabës mjekëroshe dhe kalit të qyqes dhe vetëm kali i qyqes është prezent së fundit”, tha Gligor Dushi AKZM.

Ndërkaq ornitologët kanë mbajtur në vëzhgim shkabën “Mokos” të llojit Gyps Fulvus e lëshuar para pak javës në luginën e Drinos pasi ishte rehabilituar më parë në patkun e Divjakës. Shkaba Mokos është duke fluturuar tani mbi malin e Buretos dhe mbi Ćajup dhe duket se e ka gjetur veten në habitatin e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA